“Dita e planetit Tokë” u shënua edhe në Tetovë javën që lamë pas por kjo nuk i pengoi “kasapëve” të drunjëve të paktë që kanë mbetur në qytetin e Tetovës.
Një rast i tillë është shënuar në një hapësirë të vogël në mes të Qendrës Sportive dhe Stacionit të Autobusëve në Tetovë, ku këto ditë janë prerë drunj nga persona të papërgjegjshëm.
Aktivistë të organizatës Eco Guerilla kanë dalë në terren dhe në mënyrë simbolike kanë vënë një “gur varri” pranë një trungu të mbetur me një epitaf qortues.
Eco Guerilla i bën thirrje Komunës së Tetovës që të ndëshkojë fajtorët në mënyrë adekuate, dhe të bëjë të pamundurën të mbrojë ato pak drunj që kanë mbetur nëpër ato pak hapësira të gjelbërta që ka qyteti ynë.

eko drunj1