Ditën e ejnte, më 9 mars 2017, në orën 13:00, Lëvizja Eco Guerilla në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të UEJL-së, do të organizojë një panel diskutimi në lidhje me çështjen e mbeturinave dhe deponive pa standarde në Tetovë.

Si panelistë do të marrin pjesë aktivistë dhe ekspertë të mjedisit, të cilët do të diskutojnë se si mund të zgjidhet problemi i deponive në rajonin e Pollogut dhe më gjerë.

Paneli i diskutimit do të mbahet në Fakultetin për Biznes dhe Ekonomi, Amfiteatri LH4, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.