Njëri ndër personat më të pasur në Maqedoni, biznesmeni, Orce Kamçev, i cili është person i afërt me partinë në pushtet VMRO – DPMNE, sot rreth orës 11 ka dalë nga hapësirat e Prokurorisë Speciale dhe ka refuzuar të jep deklaratë për mediat, njofton Portalb.

PSP, ka deklaruar se nuk do të jep njoftime për personat të cilët janë të ftuar këtë javë që të japin deklaratë në këtë prokurori për shkak të procedurës hetimore të fshehtë.

Nuk dihet se për çfarë lënde ka qenë i ftuar të dëshmojë Kamçev, madje as se a ka qenë në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit.

Përndryshe, Kamçev, është mik i ngushtë dhe ka lidhje farefisnore me i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe kushëri i parë i kryetarit të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Kamçev është njëri ndër pronarët e “Media Print Maqedoni (MPM)”, spitalit “Axhibadem Sistina”, “Orka Holding”, “Stopanska Banka – Manastir”, kombinatit bujqësor “Pellagonia”, dhe tjera ndërmarrjeve. Sipas listës së fundit të “Forbs”, Kamçev është personi më i pasur në Maqedoni./Portalb.mk