Qeveria shqiptare e përkrahu platformën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, njofton prej Tirane korrespondentja e Meta.mk.

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, vlerësoi se ajo është marrëveshje për Maqedoni më të fuqishme dhe më demokratike, përderi sa kryetari i parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, konsideron se marrëveshja do të ndikon pozitivisht në raportet ndëretnike të vendit.

Të shtunën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas shpalljes së platformës deklaroi se ajo është një hap historik.

Liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të viti të kaluar, dy herë ishin në bisedime, me Ramë në Tiranë, e më pas edhe me kryetarin Hashim Thaçi. Pas takimet me Ramën dhe Thaçin doli platforma e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni e cila do të jetë bazë për formimin e qeverisë së re.