Franca me vëmendje të madhe i ndjek ngjarjet më të reja në Shkup. Franca fton që palet të jenë të përmbajtura, përgjegjëse dhe dialoguese për të shprehur përkushtimin e tyre ndaj stabilitetit rajonal”, porositi dje Arlem Dezir, sekretar shtetëror i Francës për çështje evropiane.

Ai theksoi se Kushtetuta, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit dhe parimet demokratike duhet të respektohen.

“Ne e mbështesim qëndrimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri politike, Federika Mogerini për sa i përket daljes nga kriza të Maqedonisë pas vizitës së saj në të dhe apelojmë për formim të shpejtë të qeverisë e cila do të zbatojë reforma si parakusht përafrues me shtetet e orientuara kah Evropa”, porositi Dezir.