Komuna e Vevçanit sot do të prezentoj planin dhe programin për edicionin e ri të karnevalit tradicional në këtë komunë.

 

Sipas paralajmërimeve, në këtë karneval do të marrin pjesë këngëtarë dhe artist të estradës.

Në këtë karneval prezentohen veshje dhe tradita të këtij rajoni. Vitet e kaluara, karnevali i njejtë ka qenë problematik edhe për sigurinë e shtetit se në të janë tallur objekte fetare dhe kombëtare duke i krahasuar me kafshë dhe duke shfaqur urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike./Telegrafi/