Parlamenti në ishullin katolik të Maltës ka votuar për të legalizuar martesën mes personave të gjinisë së njëjtë.

Parlamenti është pajtuar për të ndryshuar Ligjin për martesën, duke zëvendësuar fjalët si “burri” dhe gruaja” me alternativën asnjanëse “bashkëshorti/ja”, njofton BBC.

Në Ligj do të ndryshohen edhe fjalët “babai” dhe “nëna”, me fjalët “prindi lindës” dhe “prindi jolindës”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshimi përbën një ngjarje historike për ishullin, ku divorci është bërë i ligjshëm tek në vitin 2011.

Përkundër kundërshtimeve nga Kisha Katolike, vetëm një prej 67 deputetëve të Parlamentit të Maltës ka votuar kundër ndryshimit të Ligjit për martesën.