Në Serbi kokulur dhe me xhelozi raportojnë për kampionen olimpike.
Raportojnë me neveri, Nora Gjakova kampione olimpike në Lojërat Olimpike.

“E ashtuquajtura Kosova fitoi një tjetër medalje të artë.
Nora Gjakova, e cila përfaqëson të ashtuquajturën Kosovë fitoi një medalje të artë në xhudo në Lojërat Olimpike.
Është ari i dytë për shtetin e vetëshpallur të Kosovës në këto Lojëra Olimpike në Tokio”

“Ky është ari i tretë në total”, ka shkruar mes të tjera media serbe “B92”.