Një vajzë 14-vjeçare në Miami, ka transmetuar Live në Facebook ngjarjen, kur ajo kishte varë veten në banjë, në shtëpinë e kujdestarëve të saj.

 

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti për Fëmijë dhe Familje në Florida ka ofruar disa detaje rreth vetëvrasjes së Nakia Venant, të cilën policia e kishte gjetur të varur tek dera e një banje, të martën.

Një nga miqtë e vajzës u ka thënë medieve të huaja se ai kishte parë këtë ngjarje në Facebook dhe kishte lajmëruar menjëherë policinë.

Zyrtarët e kishin të gjetur të varur 14-vjeçaren nga një shall në një lak rreth qafës së saj, duke u përpjekur ta shpëtonin atë, por pa sukses.

Venant ishte dërguar më pas me shpejtësi në spital, ku mjekët kishin konfirmuar vdekjen e saj.

Kujdestarët e vajzës ishin në gjumë në shtratin e tyre në kohën e incidentit, njoftojnë mediat e huaja.

Shërbimet sociale të fëmijëve dhe policia e Miamit tanimë janë duke hetuar rrethanat e vetëvrasjes së adoleshentes. /Telegrafi/