Miq të dashur, Nuk e di se cilën Lëvizje dëshiron të godet Bujar Osmani. Por e di se nuk ka goditur asgjë ,përveçëse ka bërë një rrëshqitje ,,intelegjente,, për gjoja pohim të ndonjë mega strategjie botërore. z. Osmani duhet të bindet përfundimish se Maqedonia nuk ka patur Ridefinim më vitin 2001, por vetëm shtesë të disa amandamenteve kushtetuese në po atë kushtetutë që vlerësohej si gjeneratorë i krizës kuptohet si rezultat i MO, e cila vetëm që ndërpreu kryengritjen dhe nuk bëri barazinë e shqiptarëve në këtë vendë. Kjo ishte si rezulltat i mosgadishmërisë së establishmentit maqedonas për implementimin e MO dhe interpretimit të sajë rigid dhe me frymë negative poashtu nga ky establishment i ortakut tuaj politk Vmro-Dpmne-së. z. Osmani ,bota kurë nuk ka qenë unipolare as më vitin 2001, Edhe tani në këtë multipolaritet të fuqive të mëdhaja, Rusia nuk ka strategji se si të Ridefinohet ajo në këtë shtet të vogël, e as se si do ta Ridefinojnë qytetarët e vetë kët vendë, por i nderuari Bujar, Rusia është e interesuar që kjo klasë kriminale politike e kryesuar nga Nikolla Gruevski dhe Vmro-Dpmne-ja dhe e ndihmuar nga BDI-ja ,që akoma të vazhdojnë ta sundojnë këtë vend dhe këta qytetarë. Respekti dhe vlerësimi i takon çdo shteti por edhe Rusisë si një fuqi respektibile për bashkëpunim ekonomik, politik e kulturorë, por jo synim për shtrirje të ndikimit me forma të ndryshme konspirative në këtë vendë, sepse qytetarët e këtij vendi historikisht dhe se që moti synojnë integrimin në familjen e madhe të BE-së dhe me partneritet të përhershëm me SHBA. Këtë , politika Ruse z. Osmani e ka të qartë, andaj ju dhe partia juaj si duket nga kapja prej pushtetit, dëshironi që opinionin ta hipnotizoni se ju dhe partia juaj po mbajki llogari për politikën dhe sigurinë e mbarë globit, ndërsa këtu në këtë vend të vogël nuk ju pyet kush për asgjë.

Qenan Aliu