Qendra Kombëtare e romëve mbrëmë në Kumanovë organizoi takim me përfaqësues të komunitetit rom me temë “Minutat tuaja për diskutim – Romët në skenën politike në Maqedoni”, në të cilin u prezentuan aktivitetet që do të realizohen para dhe pas zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Platforma “Vota ime – përgjegjësia ime” e cila është e përbërë nga shoqata e romëve informuan se do të jenë pjesë e vëzhguesëve në procesin zgjedhorë, sipas rregullave dhe procedurave të KSHZ-së, me qëllim siç tha Ashmet Elezovski kthimin e lirisë dhe vendosjes tek komuniteti rom.

Për ndjekjen e zgjedhjeve nga komuniteti rom janë paraqitur 120 vëzhgues, ndërsa pritet që gjatë fundjavës të paraqiten edhe 20 tjerë.