Në mesin e pesë personave të vrarë nga shpërthimi i djeshëm në fabrikën e produkteve kimike Melamin në qytetin slloven Koçevje, është edhe një shtetas i Maqedonisë, raportojnë mediat sllovene. Sipas Departamentit të Policisë së Lubjanës, nga katër të vrarët e tjerë, dy janë sllovenë dhe dy janë shtetas të Bosnjës dhe Hercergovinës. Sipas policisë sllovene, të vdekurit ende nuk janë identifikuar, por mësohet se tre prej tyre janë të huaj. Shefi i Departamentit të Përgjithshëm të Krimit në SIA të Lubjanës, Walter Zrinski, tha se për momentin nuk mund të konfirmojë nëse shkaku i shpërthimit ka qenë gabim njerëzor. Shpërthimi në Koçevje, një qytet me rreth 8,000 banorë në jug të Sllovenisë, ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm.