Shkruan Qenan Aliu

Miq të dashur,

…Edhe në këtë cikël zgjedhorë , në mënyrë më perfide trullosemi me sintagma të stërmbushura me frymë mashtrimi. Kurë nuk më shkonte ndër mend se Bdi do thirej akoma në mënyrë perfide dhe TË PA DREJTË si pronare e kryengritjes dhe kryengritësve. Zatën vetë kanë pranuar se ,, prej kurë kam hjekur koburen nga brezi , më tej unë jam politikan,, !

Andaj mbase jeni politikan , atëherë, politikanët duhet kritikuar sa herë që të jetë nevoja, ndërkaq nevoja më e madhe se për të dekonspiruar politikat dhe sjelljet mashtruese të Bdi-së asnjëherë nuk ka qenë më e madhe se kohëve të fundit. Bdi-në , me mënyrën e përvetësimit dhe kushtimisht thënë tentimit të,,pronësimit,, të kryengritjes , në formën më të reptë do ta kishte sharë dhe atakuar edhe SKËNDERBEU po të jetonte në këtë kohë, që në të gjitha zgjedhjet lidershipi i Bdi-së me TE rinë në gojë, si kolos dhe mit historik i kombit shqiptarë.

Paradoksi më i madhë që u etablohet shqiptarëvë të Maqedonisë nga BDI edhe pas 15 viteve , është fakti se këta akoma thonë se ne trashigimtarët UA SOLLËM LIRINË. Për çfar Lirie është fjala vetëm ata dhe dreqi i mallkuar e dijnë !?

Dhe po e përsërisë, SKËNDERBEU ikona e betejavë të kohës së tijë, me kthimin në Krujë, kurë të gjithë njerëzit i patën thënë se Ti na e solle lirinë , Ai në formën elegante turmës së madhe të luftëtarëve dhe miletit iu përgjigjet ;- ,, LIRINË NUK UA SOLLA UNË, POR ATE E GJETA NË MESIN TUAJ ,, !

Ndërkaq , nuk ka poshtënim më të madhë kur turmave, Lider partie u drejtohet se ne ishim ata që e sollëm lirinë tuaj në këtë vend. Madje edhe Barazinë që më pastaj vet të thonë se akoma sështë e aritur !

Miq të dashur, çdo poet do të thoshte se LIRIA është fjala më e bukur në fjalorin tim, por kurë LIRINË të thonë se ua paskan sjellur politikan me dyshimet e faktizuara dhe të perceptuara nga qytetarët e këtij vendi, atëherë kjo fjalë e bukur po konvertohet në erësirë në memorion e shumkujtë ! Pra po të jetonte Skenderbeu në ditët tona, sigurisht se do tu thoshte , Hedepsëza … !!