Në rrugët e Shkupit dhe disa qytete tjera kanë vazhduar protestat kundër dygjuhësisë dhe platformës së përbashkët të partive shqiptare.

Protestuesit shprehën revoltën e tyre ndaj një koalicioni të ardhshëm mes LSDM-së dhe partive shqiptare, i cili sipas tyre, rrezikon sovranitetin dhe rendin kushtetues të vendit.

Ata edhe një herë bënë thirrje për një platformë maqedonase nga partitë politike maqedonase.