Edhe sot në gjimnazin “Mirçe Acev” në Prilep ka mbretëruar një atmosferë e tensonuar. Sipas medieve në gjuhën maqedonasve, nxënës të shkollave tjera të Prilepit kanë hyrë në oborrin e gjimnazit “Mirçe Acev”, duke brohoritur thirrje kundër gjuhës shqipe, dy gjuhësisë, por edhe kundër nxënësve të këtij gjimnazit të cilët i kanë quajtur “si shpirtra të shitur”
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, drejtori i gjimnazit “Mirçe Acev”, Kiril Nikolloski, ka mbajtur fjalim politik para nxënësve duke ju treguar atyre për rrezikun eventual nëse zbatohet dygjuhësia në para, kartëmonedha. Mirëpo ai në një moment ndërpritet nga një nxënëse e cila i thotë se është turp për të që në një institucion edukativo-arsimor mban fjalime politike. /SHENJA/