Diplomacia amerikane po zbarkon me strukturë të posaçme antikorrupsion dhe me ,,diplomat bullduzher,, në Ballkanin perëndimor. Fasada se po luftojmë KORRUPSIONIN e ndërkaq të KORRUPTUARIT mbeten të pa prekshëm do pësojë plasaritje tektonike .
Edhe në Maqedoninë e Veriut, pandëshkueshmëria e korrupsionit të lart do të goditet pamëshirshëm, dhe si dukuri në shoqëri do të fillojë të zbehet .
Takimet e liderëve të partive nuk do të munden të konstruktojnë pengesa që me dispozita ligjore të pamundësojnë lëvizjen e ,,rrotave të hekurta diplomatike,, eventualisht për ta amnistuar apo heshtur korrupsionin dhe krimin e organizuar, të realizuar me anë të shpërdorimit të fuqisë së pushtetit !
(q/a)