Është hapur dje në Marian Goodman Gallery, ekspozita e Kryeministrit Edi Rama.

Në një njoftim zyrtar galeria e njohur e artit modern në New York shkruan që ka nderin të prezantojë ekspozitën e parë të Edi Ramës në Shtetet e Bashkuara. Kjo ekspozitë do të përmbajë vizatime me ngjyra, të realizuara mbi dokumente që qëndrojnë bashkë me krijime të tjera në muret e zyrës së Edi Ramës në Tiranë. Gjithashtu aty do të ketë edhe skulptura në qeramikë, që nuk dihet të jenë ekspozuar më parë nga Rama si dhe një pavijon me vizatime të një teknike alternative të krijuara në bashkëpunim me artistin Anri Sala.

Sot Edi Rama do të zhvillojë një bisedë në mjediset e galerisë me kuratorin e artit Hans Ulrich Obrist dhe artistin bashkëkohor tajlandez, me bazë në New York, Rirkrit Tiravanija.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 dhjetor.

ekspozit