Edi Rama: Haradinaj po gënjen për taksën, ja çfarë i kam kërkuar?!

“Është perceptim i gabuar. Ka gënjyer. Nuk i kanë kërku me heq taksën, por për ta pezullu. Nuk kam bërë presion, por i kam thënë pranoje se është propozim fantastik për ti dhënë shana dialogut.”, theksoi Edi Rama në Opinion me Blendi Fevziu, i pyetur se a i ka bërë presion Haradinajt në Samitin e Berlinit, më shumë se Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron.

Sipas tij, ka qenë një moment ideal, sepse Macron dhe Merkel kërkuan që ata të angazhohen dhe të jenë garant në proces.

Ai tha se ka mbrojtur taksën sepse ishte një klithmë e Kosovës se gjërat nuk po shkojnë si duhet. (INA)

SHPËRNDAJE