Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka takuar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në rezidencën verore në Marmaris.

Siç bën të ditur në Facebook kryeministri shqiptar Edi Rama, me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan kanë biseduar për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe për sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.