Ministri pa portofol Edmond Ademi ka lindur në vitin 1975. Ka përfunduar Fakultetin Filozofik në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi dhe ka diplomaur si sociolog ndërsa momentalisht është kandidiat për master për filozofi. Flet anglisht, serbo-kroatisht, frëngjisht dhe sllovenisht. Është autor i disa publikimeve dhe fitues i disa çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare.
Ai ka specializuar për komunikimin politik në Shtetet e Bashkuara dhe ka punuar si një strateg politik për Partinë e Re Sodialdemokratike në Serbi, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Socialdemokratëve të Sllovenisë.
Nga marsi deri në maj të vitit 2016 ai ka kryer funksionin këshilltar i ministrit të brendshëm dhe nga viti 2011 deri në vitin 2015 ka qenë drejtor ekzekutiv në Institutin për Studime Politike dhe Kërkime Ekonomike Liberta.
Ademi ishte gjithashtu edhe një konsulent për KB / UNDP Maqedoni dhe nga viti 2007 deri në vitin 2009 ka qenë edhe asistent personal i ambasadorit të SHBA në Maqedoni Xhillian A. Milovanoviq dhe Filip Riker. Në Ambasadën e SHBA-së ka qenë i angazhuar edhe për monitorimin e mediave.
Ai ka punuar edhe si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, ka qëndruar tre muaj në misionin diplomatik të Maqedonisë në NATO në Bruksel dhe ka qenë person për kontakte midis ministrit të Mbrojtjes dhe Kabinetit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Ademi pjesë të karrierës së tij e ka kaluar edhe në Agjencinë Evropiane për Rikonstruksion si dhe në Institutin Demokratik Kombëtar.