Një edukatore në Kinë është dënuar me vdekje, pasi në çerdhen ku ajo kishte punuar ka helmuar 25 fëmijë, ku një prej tyre edhe humbi jetën, shkruan BBC.

Edukatorja Wang Jun është arrestuar vitin e kaluar, kur fëmijët në çerdhen e qyteti Diaozuo përfunduan në spital pas ngrënies së drekës në të cilin u kishte hedhur helm, transmeton Telegrafi.

Pa kaluar shumë minuta pas drekës, 25 fëmijë kishin të vjella dhe humbje të vetëdijes.

Gjykata ka konstatuar se edukatorja kishte vënë kimikale helmuese në ushqimin e fëmijëve, që ishin nën përkujdesin e një edukatoreje tjetër me të cilën ishte grindur rreth menaxhimit të punëve.

Kjo nuk ishte hera e parë që Wang Jun helmoi dikë, pasi që në seancën dëgjimore ka pranuar se edhe më herët kishte hedhur helm në ushqimin e bashkëshortit, i cili kishte shpëtuar lehtë.