Rishtazi doli skandali për cilësinë e mishit të importuar në Kosovë pasi Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor në Belgjikë ka konstatuar se një pjesë e mishit të prodhuar nga kompania “Veviba” në Bastonjë dhe “Vanlommel” nga Herentals, e specializuar në mish viçi, kanë qenë të prishur.
Mirëpo efektet nga konsumimi i këtyre produkteve, sipas nutricionistes, Diola Dosti – Baftiu, nuk mund të shihen menjëherë apo brenda ditëve.
“Nuk është që na japin efekt të menjëhershëm. Akumulohen dhe mund të dalin efektet pas disa vitesh. Nuk është problem vetëm në Kosovës”, ka thënë Baftiu raporton koha.net
“Janë shumë produkte tjera ushqimore që nuk janë të sigurta për tu konsumuar. Më të rrezikshmet janë produktet me origjinë shtazore ndërsa më pak të rrezikshme janë ato bimore”, shtoi tutje ajo.