Deputeti i BDI-së Branko Manojlovski, në emisionin e djeshëm “Në qendër” të Vasko Eftov ka pohuar se është shqiptar gjakpastër, megjithatë pas një analizë të shkurtër të jetës së tij nga ana e Eftov, gazetari ka konstatuar menjëherë se ai ka lindur në Maqedoni, ndërkohë që fëmijët e tij kanë emra maqedonas, përcjell Fol.

Për shkak se Manojlovski këmbënguli se është shqiptar, Eftov ka kërkuar të shkruante një fjali në gjuhën shqipe.

”Shkruani në gjuhën shqipe nëse mundeni “Unë për momentin jam duke inçizuar intervistë në produksionin e Vasko Eftov”, tha Eftov.

Manojlovski menjëherë është përgjigjur:

”Gjuha ime është sipas dëgjimit. Ne e kemi mësuar vetëm nga veshët”, tha Manojlovski.

Eftovi më pas i ka kërkuar deputetit të BDI-së i të lexonte një fragment nga një gazetë shqiptare. Manojlovski përsëri është përgjigjur se as nuk di të lexojë në gjuhën shqipe.

Edhe pse Manojlovski nuk di të shkruajë dhe të lexojë në gjuhën shqipe, ai ka theksuar se ka votuar për miratimin e Ligjit për gjuhët në Maqedoni. Me këtë ligj Maqedonia do të bëhet një vend dygjuhësh ku, përveç maqedonishtes, popullata duhet të flasë dhe të shkruajë edhe në gjuhën shqipe.

Manojlovski ndjehet si shqiptar, por i paaftë për të shkruar dhe lexuar në gjuhën shqipe, ndërsa pret që gjuhën shqipe që dikush nga Pehçeva të flasë dhe të shkruajë në atë gjuhë. Është një cinizëm historik, ka theksuar Eftov. /Fol/