Kabineti qeveritar i Egjiptit ka aprovuar transferimin e dy ishujve të Detin të Kuq, Arabisë Saudite, përkundër faktit që ky veprim i marrë nuk është në përputhje me kushtetutën.

Mediat egjiptiane kanë raportuar se Qeveria, e udhëhequr nga presidenti Abdel Fattah el-Sissi ka aprovuar projektligjin dhe pritet që të ratifikohet në parlament, pavarësisht që kjo bie ndesh me kushtetutën e vendit.

Dhurimi i ishujve vjen pas një ndihme që Arabia Saudite i ka bërë Egjiptit dhe këtë kritikët e quajnë si shitje të tokës së shtetit.
Ndërsa, Qeveria këmbëngul që ishujt i takonin Arabisë Saudite, deri pak dekada më parë, kur këta ishuj u morën nën pronësinë e Egjiptit.

Nënshkrimi i marrëveshjes, shënon marrjen e vendimit më të rëndësishëm të presidentit të tanishëm egjiptian, që nga viti 2014, kur ai mori pushtetin. /albeu.com/