Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) paralajmëron bujqit e vendit për dëmet që mund të shkaktoj moti i ligë që pritet ta përfshij Maqedoninë.

Sipas parashikimeve, pritet që temperaturat të bien deri në -4°C dhe mund seriozisht të dëmbtohen pemët dhe vreshtat e verës, pasi që janë në një fazë mjaft të ndjeshme, pra në fazën e daljes së lules, ose të formimit të frytit.

Prandaj, EHM-ja kërkon nga bujqit që të ndërmarrin masa për të mbrojtur pemët dhe vreshtat nga i ftohti përmes metodave klasike prodhimit të vesës përems shiut artificial në periudhën para lindjes së diellit.

Një medotë tjetër që propozohet është edhe djegia e gjërave të ndryshme pranë parcelave ku janë të mbjellat.