Pritet deri në mbrëmje të lokalizohet zjarri i madh që sot rreth orës 13 shpërtheu në atarin e fshatit Dabnicë të Prilepit, deklaroi Vllatko Velevski, udhëheqës i Degës “Vërn bor” pranë NP “Rrugët e Maqedonisë” – Prilep.

Sipas Veleskit, zjarri ka përfshirë mbi 15 hektarë me pyll me pisha. Tha se ka indikacione serioze se zjarri është vënë me qëllim. Elipet ende janë në terren në atarin e fshatit Dabnivë.

Veleski tha edhe se në rajonin e Prilepit ka disa zjarre më të vogla aktivë, mes të cilëve edhe një në atarin e fshatit Zërze në Komunln e Dollnenit, i cili është shakktuar nga ndezja e kashtës.