Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor Eko-vetëdija sot kumtoi se në tërësi e mbështetë hyrjen në fuqi të dispozitave për ndalesë për shfrytëzimin e qeseve të plastikës për sjellje të mallrave nga tregu, që fillon me zbatim prej sot.

“E mbështesim vendimin të ndërmerren masa që të ulet përdorimi i qeseve plastike dhe presim me zbatim të drejtë ajo të ketë ndikim pozitiv ndaj uljes së mbeturinave nga plastika dhe mikroplastika. Gjithashtu, me vendimin e këtillë, presim të mundësohet edhe zhvillimi i mëtutjeshëm i ekonomisë qarkulluese, me çka do të stimulohet selektimi i mbeturinave kur do të krijohet infrastrukturë adekuate për atë”, theksoi Ana Çolloviq Leshoska, drejtoreshë ekzekutive e Eko-vetëdijes.

Megjithatë, shtojnë, ky është vetëm hapi i parë në luftën me ndotjen plastike, kështu që presim në të ardhmen e afërt t’i qaset edhe rregullimit të prodhimeve të tjera nga plastika për përdorim të njëfishtë, si gypat, gotat apo pajisjet për ngrënie.

Njëkohësisht, Eko-vetëdija u bën thirrje tregtarëve dhe rrjetit të supermarketeve në rrjetet e veta shitëse të stimulojnë përdorimin e qeseve të letrës dhe të pëlhurës për përdorim të shumëfishtë, ndërkaq bën thirrje edhe për zbatim konsekuent të ndalesë për përdorim të plastikës për përdorim të njëfishtë në parqet nacionale dhe rajonet e mbrojtura, që gjithashtu hyn në fuqi prej sot.

Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian duhet tërësisht t’i zbatojë edhe direktivat dhe standardet evropiane. Përdorimi i qeseve të deritashme të plastikës, për të cilat standardi për bio-degradim është caktuar që në vitin 2013 me ndotës të mëdhenj, vështirë dhe shumë gjatë dekompozohen dhe paraqesin rrezik për tërë botën e gjallë, sepse ne nuk kemi planet rezervë, ceket në kumtesën e Eko-vetëdijes.