Apple ka të ngjarë të jetë duke punuar në një iPhone të palosshëm me një ekran të ‘pashkatërrueshëm’ të bërë nga plastika e lakueshme.

Apple ka të ngjarë të jetë duke punuar në një ekran vetë-riparues për pajisjet e palosshme, transmeton Telegrafi. Sipas Patently Apple, patenta u regjistrua në janar të vitit 2020 dhe ajo u botua së fundmi.

Ekrani është planifikuar të jetë me bazë elastomer, të cilat janë plastikë dimensionale të qëndrueshme, por elastikisht të deformueshme.

Plastikat mund të deformohen kur u nënshtrohen ngarkesave tërheqëse dhe shtypëse dhe mund të rimarrin formën e tyre origjinale nën ndikimin e dritës, nxehtësisë ose energjisë elektrike.

Ndër të tjera, sipas Apple, ekrani mund të riparohet vetë derisa është duke u mbushur.

Ekrani nuk mund të përdoret vetëm për iPhone, por edhe për laptopë, tableta ose orë. /Telegrafi/