Një qytetar alarmon për keqpërdorim të parave për zgjedhjet 2016. Ai në një status të tij në Facebook mes tjerash shkruan:

“Në Turqi policia e arreston drejtorin gjeneral të Halk Bank dhe në shtëpinë e tij i gjejnë të fshehura në kuti të këpucëve 4.5 milionë euro kesh.

Drejtori i arrestuar i Halk Bank, Sulejman Asllan i tha policis turke se paratë ishin të destinuara për në Maqedoni për organizata humanitare dhe për tek Balkan Universiteti, në të cilin ligjeron Bilall Kasami dhe shumica e themeluesve të Lëvizjes “Besa” janë në pozicione udhëheqëse.

Sulejman Asllan, gjithashtu pranoi para policisë turke se 1 milion euro kishin arritur të dërgohen kesh në Maqedoni.

Vetëm pak kohë pasi këto para kishin arritur në Maqedoni këtu u formua Lëvizja “Besa”.

Mos u habitni nga janë gjithë këta finansa të lëvizjes “Besa” për të blerë mediume, objekte afariste, dhe për të zhvilluar kampanjë të shtrenjtë zgjedhore, paratë janë paratë e krimit, keqpërdorimit me ndihma humanitare dhe keqpërdorimi me organizata jo qeveritare në emër të fesë Islame. /special.mk/

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:

http://special.mk/ekskluzive-arrestime-turqi-4-5-milion-euro-kesh-per-levizjen-besa/