Aleanca për Shqiptarët dega Dibër, mbajti kuvendin  zgjedhor, ku edhe e caktoi kandidatin e saj me të cilin do të garojë për postin e Kryetarit të Komunës në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 21 prillit në Komunën e Dibrës .

Në praninë e 59  kuvendarëve nga gjithësej 65 , me votë unanime për kandidat për garën e të parit të Komunës së Dibrës u zgjodh dr. Arben Agolli.

Duhet theksuar se z Agolli ishte kandidat i Aleancës për Shqiptarët edhe në zgjedhjet e fundit lokale dhe se rezultati ishte shumë i ngushtë ndërmjet tij dhe ish kryetarit tashmë të ndjerë Ruzhdi Lata, që falë ndërhyrjes brutale të LSDM-së edhe i fitoi zgjedhjet.

Zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme për komunën e Dibrës do të mbahen më 21 prill, bashkë me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa rrethi i dytë nëse asnjëri kandidat nuk siguron fitoren në rrethin e parë do të mbahet më 5 maj.

Në këto zgjedhje favorit pritet të jetë  kandidati i ASH-së, Dr. Arben Agolli, i njohur për dibranët si njeri i dashur dhe human e që  gëzon autoritet shumë të lartë të të gjithë dibranët pa përjashtim. /fol.mk