Aleanca Kosova e Re ka vendosur për emrat që do të përfaqësojnë ministritë në Qeverinë Haradinaj për një mandat.

Lajmi.net merr vesh, se zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme do të jetë Behgjet Pacolli, ministër i Zhvillimit Ekonomik do të jetë Valdrin Lluka, ministinë e Punëve të Brendshme do ta udhëheq Abdylselami Shkodra, ndërsa ministre e Ambienti do jetë Rejhane Vuniqi.

Kujtojmë, se lajmi.net ka raportuar mbrëmë për emrat e ministrave të AAK-së, ku Pal Lekaj do të përfaqësojë Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa Rrustem Berisha do të jetë ministër i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, edhe Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhje ku do të vendosin për emrat që do të jenë në krye të ministrive që i takojnë kësaj partie, mirëpo nuk dihet nëse sot do t’i bëjnë publike.