Nëse VMRO-DPMNE nuk arrin të formojë qeveri, mandati duhet t’i jepet LSDM-së, thotë profesori universitar Temellko Risteski. Ndërsa Jove Kekenovski thekson se presidenti Gjorge Ivanov para se ta jepte mandatin duhej të sigurohej se Nikolla Gruvski e ka shumicën e duhur në Kuvend. Sipas tyre një gjë e tillë theksohet qartë në Kushtetutë.

Duke e parë, duke e vlerësuar dhe interpretuar Nenin 90 të Kushtetutës nëpër prizmin dhe kuptimin e Nenit 2, vlerësoj nëse VMRO-DPMNE nuk arrin të formojë qeveri për 20 ditë, mandati duhet t’i jepet partisë e cila pas saj ka shumicën e deputetëve, dhe ajo është LSDM-ja – deklaroi profesori universitar Temelko Risteski.

Dispozita e Kushtetutës është e saktë dhe e qartë. Ajo parti apo partitë që do të sigurojnë shumicë duhet ta fitojnë mandatin nga ana e presidentit të shtetit. Në situatë të tillë presidenti u desh që t’i ftojë të gjithë liderët, të marr garanci se dikush prej tyre mund të sigurojë shumicën, dhe pastaj të përcaktohet cilit t’ia jap mandatin. Në Kushtetutë nuk shkruan se mandatin duhet dhënë asaj partie që ka më shumë deputet – tha profesori universitar Jovan kekenovski.

Kekenovski thotë se analist të ndryshëm që bëjnë interpretime për politike ditore e shndërruan Kushtetutën në një leckë të cilën secili e përdor për qëllime të veta. Përndryshe në Nenin 90 të Kushtetutës thuhet:

NENI 90 I KUSHTETUTËS SË MAQEDONISË

“Presidenti i Maqedonisë është i obliguar në afat prej 10 ditëve nga konstituimi i kuvendit, mandatin për formimin e qeverisë t’ia dorëzojë një kandidati të partisë, ose partive që kanë shumicë në parlament”.

Shumica në parlament do të thotë një parti ose më shumë parti që kanë vendosur të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve dhe të kenë 61 nga gjithsej 120 deputetë. Alsat M dorëzoi pyetje edhe në kabinetin e presidentit se si do të veprojë Ivanov nëse Gruevski nuk arrin të formojë qeveri. Përgjigje ende nuk morëm. Megjithatë, Maqedonia kishte një përvojë të ngjashme. Në vitin 1992 pasi VMRO-DPMNE nuk arriti të formojë qeveri politike, Lupço Georgievski e ktheu mandatin e presidentit të atëhershëm Kiro Gligorov pas së cilit mandati iu dha LSDM-së e cila ishte partia e dytë me më shumë deputetë dhe ajo e formoi qeverinë./Alsat-M