Rreziku nga ndikimet ruse dhe kineze për të cilat një ditë më parë sekretari shtetëror amerikan Majkëll Pompeo paralajmëroi vendin, sipas ekspertëve dhe autoriteteve në vend, është real. Eksperti i sigurisë Marjan Gjurovski deklaroi se është koha për përgatitjen e burimeve njerëzore për mbrojtje konkretisht nga kërcënimet hibride, në prag të anëtarësimit në NATO.

Është veçanërisht e rëndësishme që burimet njerëzore t’i përgatisim në sistemin e sigurisë për t’u përgjigjur në shkëmbimin e informatave. Edhe pse do të behemi vend anëtare e NATO-s deri në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm, nëse, në bazë të principit të profesionalizimit, departizimit dhe dekriminalizimit, nuk ndërtojmë sistem të sigurtë të siguris,ë nuk do të jemi faktor i besueshëm dhe mundet që në fillim të mos i marrim të gjitha informacionet- deklaroi Marjan Gjurovski, ekspert.

Gjurovski Thekson se veprimet armiqësore me ndikim të jashtëm arritën kulmin gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve me Greqinë dhe me Bullgarinë. Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski thotë se vendi deri tani nuk ka pasur përvojë më të madhe me ballafaqimin me këto kërcënime por mbetet i ekspozuar.

Dua të them se kërcënimet hibride vërtetë në periudhën e fundit bëhen kërcënim serioz për sigurinë kombëtare si në vendin tonë, ashtu edhe në rajon por edhe më gjerë. Kërcënimet hibride janë pranuar si kërcënim edhe për NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe nga ky aspekt edhe njëra organizatë edhe tjetra kanë ndërtuar strategji për bashkëpunim dhe për kundërshtim të këtij kërcënimi bashkëkohor- pohoi Viktor Dimovski, drejtor i ASK-së.

Gjurovski dhe Dimovski qëndrimet e tyre i shprehën në konferencën “Kërcënimet hibride dhe ndikimi i tyre mbi demokracinë” në Shkollën rajonale për siguri. Kërcënimet hibride përfshijnë veprime ushtarake dhe joushtarake në formën e desinformatave, sulmeve kibernetike dhe presioneve ekonomike. Ndërkohë një ditë më parë, sekretari shetëror i SHBA-ve, Pompeo, gjatë vizitës së tij të parë në vendftoi për rezistencë dhe mbrojtje ndaj ndikimeve të dëmshme ruse dhe paralajmëroi për rrezikun nga investimet kineze. Pompeo gjithashtu foli për mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për anëtarësimin e plotë të vendit në NATO dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit./Alsat/