Ekspertiza neuropsikiatrike në rastin e Almirit është bërë nga ekspert ligjor pa licencë, zbulon televizioni Alsat. Branisllav Stefanovski ishte caktuar për ekspert në këtë rast, katër muaj pasi i kishte skaduar afati i licencës. Mbi bazën e ekspertizës së tij është bërë edhe rikualifikimi i lëndës për rastin e Almirit nga “Vrasje” në “Aksident me pasojë vdekjen”, raporton Alsat-M.

Nga prokuroria e Kumanovës nuk mbajnë përgjegjësi duke adresuar rastin në Klinikën Universitare të Psikiatrisë në Shkup e cila edhe cakton ekspertët ligjor. Ky moment i ri ngrit dilemën nëse akuza do të mbetet e njëjtë apo nëse mbrojtja do të kërkoj ekspertizë të re.