A do të dëshironit të dinit se sa të gjatë do të jenë fëmijët tuaj? Një formulë e thjeshtë duket se mund t’ua tregojë këtë.

Ekziston një ekuacion i thjeshtë matematikor i cili mund t’ju ndihmojë që të parashikoni se sa të gjatë do të jenë fëmijët tuaj.

Formula, që përdoret prej vitit 1970 dhe që është publikuar në Nju Jork Tajms, parashikon që shumica, po jo të gjithë, e fëmijëve arrijnë një gjatësi që mund të matet nga gjatësia mesatare e kombinuar e të dy prindërve.

Si funksionon kjo formulë?

Për djem

Shtoni gjatësinë e të dy prindërve plus 13cm dhe pjesëtoni për dy.

Për vajza

Shtoni gjatësinë e të dy prindërve minus 13cm dhe pjesëtoni për dy.