Futbolli në këto ditë është bërë një industri e madhe, ku futbollistët ndërrojnë skuadër në këmbim të shumave të mëdha të të hollave.

E në këtë listë sigurisht janë të përfshira edhe dy klubet më të mëdha spanjolle, që këtë javë do të përballën me njëri tjetrin, në El Clasicon e parë të këtij viti, transmeton indeksonline.

Nëse bëjmë një krahasim të lojtarëve të Realit dhe Barcelonës, për paratë që kanë shpenzuar për të blerë këto formacione aktuale, skuadra madrilene është dukshëm më e shtrenjtë, mirëpo duhet të pasur parasysh se Barça shumicën e lojtarëve i ka nxjerrë nga akademia.

Njëmbëdhetshja e parë e Real Madridit është blerë hiq më pak se 376 milionë euro, ndërsa ajo e Barcelonës 173.3 milionë euro, me një diferencë rreth 200 milionë. /IndeksOnline/

FC BARCELONA: 173.3 milionë euro 

Ter Stegen 12 (B. M’gladbach 2014) 

S. Roberto 0 (Barca B 2013) 

Pique 5 (Man. Utd 2008) 

Mascherano 24 (Liverpool 2010) 

Alba 14 (Valencia 2012) 

Rakitic 18 (Sevilla 2014) 

Busquets 0 (Barca B 2008) 

Iniesta 0 (Barca B 2002) 

Messi 0 ( Barça B 2004) 

Suarez 81 (Liverpool 2014) 

Neymar 19,3 (Santos 2013)

REAL MADRID: 376 milionë euro 

Keylor 10 (Levante 2014) 

Carvajal 6.5 (Leverkusen 2013) 

S. Ramos 27 (Sevilla 2005) 

Pepe 30 (Porto 2007) 

Marcelo 6.5 (Fluminense 2006) 

Modric 30 (Tottenham 2012) 

Kroos 30 (Bayern 2014) 

Casemiro 6 (Sao Paulo 2013) 

Ronaldo 94 (Man. Utd. 2009)

Benzema 35 (Lyon 2009) 

Bale 101 (Tottenham 2013)