Rita Ora është tashmë një yll botëror, por shumica e njerëzve nuk dinë që ky sukses i saj është falë motrës së saj.

Elena Ora, 27-vjeçe, u bë menaxherja e këngëtares kur ajo ishte vetëm 18-vjeç, domethënë në fillimet e saj si artiste dhe motra e saj e vogël ka nxitur drejt tregut ndërkombëtar.

Thuajse 10 vite më vonë, ajo nuk është vetëm krahu i djathë i Ritës, por ajo është gjithashtu drejtoresha artistike e firmave Red Ora dhe Ora LTD, transmeton atsh. Biznesmenia e mrekullueshme zakonisht publikon foto të motrës së saj në Instagram, duke zgjedhur fotot më provokuese të këngëtares.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Suitcase” ajo është shprehur: “Është shumë e vështirë pasi nuk është thjesht një punë dhe njerëzit e kanë paksa të vështirë ta kuptojnë këtë. Kjo është jeta ime, pasioni im dhe trashëgimi që ne të dyja dëshirojmë të lëmë”.

Elena ka shpjeguar gjithashtu se ajo është duke shkruar një libër për jetën me motrën e saj të famshme. “Kam një libër sekret të cilin jam duke e shkruar për 5 vitet e jetës dhe eksperiencave të mia”, sqaron Elena.