Opinion nga Elmir Sejfullai !

Kur një politikani të dështuar totalisht i hiqet mundësia për të folur nga ana e elektoratit të vetë, ai normalisht do të shfrytëzoj rrjetet sociale për të shprehur injorancën e vetë. Ky model tipik i një njeriu pa profesion, i cili punësimin e parë e ka deputet në parlament, normalisht që DERI NË VDEKJE do të mbrojë politikën e dashtuar, edhe pse në zgjedhjet e kaluara ishte edhe vetë viktim e kësaj politike të mbrapsht, pasi që nuk arriti të bëhet deputet, ndërkaq rëndë e dënoj edhe elektorati i komunës së tij, duke i dhënë 1663 vota dhe me këtë ia vulosi fundin e karierës politike. Nejse, ngushllim mund ta ketë apanazhin 1 vjeçar që marrin ISH deputetët. E pas një viti?! Do punësohet?! Po ku?! Kur do kërkohet përvoj pune të cilën ky nuk e ka. Sidoqoftë, ky person tani më në cilësi të ish politikani merr guxim të fletë për platforma, e kur ishte deputet fliste vetëm pallavra në parlamet dhe mbronte krimin e shefit të Sushikos. Njeriu duhet të kuptoj vendin e vetë. E ky si duket nuk e ka kuptu që shqiptarët këtij dhe shefit (siç parapëlqejn ta quajn) ia dha goditjen e merituar në zgjedhjet e fundit. Po, po, po të fundit. Se në të ardhmet nuk do ju bëhet as shefi deputet dhe do rini urt.