Nëse të gjithë partitë shqiptare mblidhen dhe i vendosin këto tema si kusht për çdo qeveri maqedone, ky do të jetë një hap i domosdoshëm i ekzistencës së shqiptarëve. Ne e dimë mirë sa dem ka sjellë Ali Ahmeti dhe partia e tij, Menduh Thaçi dhe partia e tij. Duke i detyruar të bëjnë atë që nuk e kanë bërë deri tani, kjo do të jetë lëvizja më e mirë nga partite si LRPDSH dhe Besa.
U kërkua para zgjedhjeve një aleancë e partive shqiptare në opozitë. Nuk u realizua.
Tani është rasti që të kërkohet një aleancë e të gjithë shqiptarëve. Partitë duhet të ulen të gjitha në tryeze dhe asnjëra të mos ndërmarrë veprim te vetmuar ne lidhje me krijimin e një qeverie maqedone.
Besoj kjo është e qartë./fol.mk
 
Elvis Hoxha