“Përplasjet” e fundit në BDI dhe mospajtimet i ka komentuar gazetari Emad Mehmeti. Ai përmes një shkrimi ka thënë në ironi se të gjitha këto fërkimet brenda për brenda subjektit të Ali Ahmetit do të përfundojnë me pirjen e duhanit së bashku në fund, kështu duke mos besuar në mospajtimet e shfaqura publikisht.

Më poshtë e gjeni statusin e plotë të Mehmetit:

“Grupi i Zjarrit” ndizet me duhon Zajazi‼️🚬

🛑 A e mbani mend sa “krisma” me kërkesa “heroike” pati #GrupiIZjarrit për muaj me radhë: jo nuk e votojmë kuvendin e do bëjmë hatanë thonin, kërkojmë reforma, etj…

E që më në fund sërish të qetë – ta ndezin duhanin në gjirin e Ali Ahmetit.
Qofsha gabim në këtë rast‼️