Nga: Medai Shaholli

Si temë diskutimi këtë herë kam zgjedhur çështjen e emërtimeve të rrugëve dhe shesheve në komunën e Strugës dhe jo vetëm nga e cila po marrë po marrë shkas nga një shkrim editorial të Portalit Struga Ekspres shumë kohë më parë, me titull :

A do ta kenë guximin këshilltarët e Strugës të emërtojnë lagjet e Strugës me emra shqip?

Aty me të drejtë trajtohen çështje të mosemërtimit të të rrugëve dhe shesheve me emra shqip që duheshin shkruar edhe në gjuhën shqipe por dhe me emra nga historia dhe kultura shqiptare.

Editoriali ngriti si çështje pyetjen nëse këshilltarët shqiptarë do të guxojnë t’i bëjnë këto emërtime edhe në shqip!

E vërteta është se këta këshilltarë komunalë shqiptarë nuk mund të bëjnë asnjë hap para në këtë drejtim pasi veprojnë sipas diktatit të partisë “mëmë”.
Të supozojmë nëse do të kishin vullnetin dhe dëshirën e mirë këshilltarët shqiptarë, ato nisma do të bllokoheshin nga minoriteti sllav sipas parimit të Badinterit që mbron interesat e minoritetit në komunat e gjithë vendit me votim kundër.
Kjo ndodh sepse nuk ka gatishmëri për t’i ndryshuar ato emra që nga koha komunizmit jugosllav, nga bllokimi me ”badinter” i këshilltarëve sllavë të komunës së Strugës dhe gjithandej në këtë ”dërzhavë” të shpifur, që e mbajnë më këmbë vet patericat shqiptare.

Këshilltarë sllavë janë ata ushtarë të verbër të partizanëve titistë të SDSM-së dhe komitëve të VMRO-së bashku, që e mbajnë akoma të ndezur ndjenjën e urrejtjes dhe të shovinizmit ndaj shqiptarëve.

Nacional-shovinizmi sllav kundër shqiptarëve shihet kudo, ata nuk kanë lejuar as nuk lejon përmes bllokimit të votimit me “Badinter” të gjitha nismat për ndryshimin e emrave të rrugëve me antishqiptarë siç është shëtitorja e qytetit, e cila vazhdon të mbajë edhe 28 vjet më pas nën “demonkraturën sllave” emrin e qoftëlargut “Marshall Tito”.

Partive politike shqiptare të NMK, nuk u pengonte ylli komunist jugosllav në dokumentat e identifikimit derisa e hoqën vetë sllavët nga përdorimi, ndërsa mbajtj e mëtejme e emrave të urryer si ”JNA”, ”Marshll Tito”, Bris Kidriç, janë turpi i së kaluarës dhe si të tillë duhen ndërruar menjëherë.

Politikanët dhe militantët partikë nga të gjitha rrethet të vendit i shajnë dhe i mallkojnë nga mëngjesi në darkë ”marksistë-leninistët” e ngelur nëpër institucione publike si mbeturina dhe si relikte nga e kalura, por ama rrugën ”Marks-Engelsova”, ”JNA” apo ”druzhe Tito”, që i frekuentojnë çdo ditë në qendër të Strugës, nuk e përmendin as u pengon që t’i heqin ato tabela që ia përkujtojnë kohën e shkuar të komunizmit jugosllav.
Ky është paradoks ndër shiptarët.

Ata sllavët mund t’i mbajnë emrat e rrugëve me heronjtë e tyre në Veles apo në Strumicë, në Prilep apo në Manastir ku janë shumicë por jo dhe në Strugë e në Tetovë ku shumica janë shqiptarë.

”JNA” është emri i ushtrisë famëkeqe që kreu gjenocid me urdhër të kriminelëve serbë Karaxhiq dhe Mlladiq.
Në një ditë të vetme u ekzekutuan 7mijë myslimanë boshnjakë në Srebrenicë për shkak të besimit fetar.

Rruga me emrin ”JNA” është emri i turpit që mban të trashëguar nga komunizmi jugosllav një rrugë në qytetin e Strugës.
Struganët dhe gjithë qytetet me shumicë shqiptare që mbajnë këtë emër sinonim të krimit në rrugët e tyre duhet t’u vij neveri dhe turp.
Këto janë emra të neveritshëm që i takojnë plehut të historisë.

Në qytetin e Strugës veç dy rrugëve me emra të turqëzuar të emrave si Murteza Tatar dhe Mehmet Ilaz, dëshmorë të Luftës Antifashiste, që mbajnë emrat në lagjen e vjetër, ndërsa emrat të heronjëve shqiptarë nuk kanë guxuar as t’i përmendin.

Kjo mosgatishmëri ndodh për shkak të qëndrimit shoven të SDSM-së dhe VMRO-së, dhe gjithë bllokut sllav që kanë ndaj shqiptarëve.

Ky qëndrim shoven ndaj shqiptarëve fillon nga komuna deri në Qeveri dhe Parlament, që vazhdon të mbaj peng emërtimet e rrugëve në komunat me shumicë shqiptare me emra nga historia dhe kultura shqiptare.
Një miratim i heshtur është marr edhe nga partitë politike shqiptare që mos ta trajtojnë këtë çështje të identitetit dhe kulturës siç janë emërtimet e rrugëve dhe shesheve me emra të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Që nga konflikti i 2001, DUI dhe Ali Ahmetit vazhdimisht kanë marrë pjesë në qeveritë e koalicioneve me përjashtim të një kohe të shkurtër, gjë që i bënë ata përgjegjës për statusin inferior dhe injorimit të gjuhës shqipe.

Ndaj, këshilltarët komunal të Strugës edhe sikur të kishin vullnetin e ngritjes së nismave për emërtimin e rrugëve me emra shqip do të dështonin.
Do të dështojnë sepse nuk ka gatishmëri nga ana e kryeministrit Zajko dhe Ali Ahmetit, për të respektuar të drejtën e komunave me shumicë shqiptare për t’i emëruar rrugët me emra shqip.

Nuk ka gatishmëri për të ndryshuar sepse para saj ndodhet mendësia e ndryshkur sllave dhe ngarkesa me energji negative të antishqiptarizmit dhe nacional-shovinizmit që ka kapluar bllokun sllav që nga kryeministri Zaev e deri te këshilltari komunal i VMRO-së dhe i SDSM-së, që mos të shohin në komunën e Strugës dhe në qendra të tjera urbane emrat e heronjëve shqiptarë nëpër rrugët e tyre.

Derisa do të kemi këto lloj politikanësh dhe këto qëndrime në politikë si DUI-n e Ali Ahmetit në qeveritë e koalicioneve me qëndrime servilësh, shqiptarët do të
vazhdojnë të mbajnë të stolisura rrugët e qyteteve me emra antishqiptarësh të mbeturinave të komunizmit jugosllav.

© fol.mk