Trajneri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery, shpreson që Neymari të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë u lëndua në derbin klasik kundër Marseille që u zhvillua të dielën mbrëma në Parc de Princes.

PSG e fitoi ndeshjen (3-0), mirëpo u lëndua sulmuesi duke nxitur dyshime se mund të mungojë në përballjen kundër Los Blancos që zhvillohet më 6 mars në kryeqytetin e Francës.

26-vjeçari e lëshoi fushën duke qarë i bartur me barelë, pasi e lëndoi nyjën e këmbës. Temë mediatike menjëherë u bë prezenca apo jo e tij në përballjen e Ligës së Kampionëve.

Emery ka dhënë disa detaje rreth ekzaminimeve që i janë bërë futbollistit dhe mbetet optimist se ai do të luajë kundër Mbretërve.

Love this! I wonder how many times a youth player would have been told to “pass it” or “don’t dribble there” @neymarjr unbelievable comfort on the ball. @burlsoccer @Steviegrieve @KevinMcGreskin @jrdnbrwn23 @billywilson90

“Ekzaminimet e para që janë bërë shfaqin një ndrydhje, do të bëjmë ekzaminime të tjera mjekësore që të jemi krejtësisht të sigurtë”.

“Neymari do t’i bëjë disa teste të reja. Duhet të jemi optimistë. Nëse më duhet ta them sot se a do të jetë gati apo jo për ndeshjen kundër Realit, do të thosha po. Dua të jem optimist”, janë fjalët e trajnerit të PSG-së në lidhje me situatën e sulmuesit brazilian.

Edhe një anëtar i stafit të PSG-së ka thënë për SporTV se lëndimi i lojtarit nuk është serioz. Sidoqoftë, gjatë të hënës, Neymar e ka publikuar një fotografi në InstaStory duke treguar këmbën e imobilizuar.

(Foto: InstaStory/NeymarJr)

Ai do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Francës të mërkurën, kur PSG luan sërish ndaj Marseille, si edhe në takimin e fundjavës ndaj Troyes në Ligue 1.

Tifozët e klubit francez do të shpresojnë që të jetë në fushë ndaj Real Madridit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Kujtojmë se klubi spanjoll fitoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)