Kryeministri teknik i Republikës së Maqedonisë sipas njoftimit të ministrisë së punëve të brendshme sot është duke qëndruar në Zhelinë të Tetovës. Përgjigja e MPB-së ka të bëje me arsyetimin e forcave të shumta policore të cilat në gjendje gatishmërie i kanë tmerruar banorët e Zhelinës.

Sipas MPB-së, arsyeja e forcave të shumta policore duke përfshirë edhe njësitet speciale është vizita e kryeministrit teknik, Emil Dimitriev i cili nga afër në Leshnicë të komunës së Zhelinës do të përcjell punimet për gazsjellësin, shkruan Tetova1.

Në një shtet normal dhe demokratik siç pretendon që të jetë Republika e Maqedonisë është e patolerueshme vizita e një funksionari të lartë qeveritar në këtë mënyrë.

Dimitriev ose më saktësisht ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski në këtë mënyrë si duket po dëshiron që të përcjell disa porosi tek shqiptarët.

A po dëshiron që të thotë se po frikësohet prej shqiptarëve ndaj ndonjë atentati të mundshëm?

A po dëshiron që të provokoj shqiptarët e komunës së Zhelinës që të nxiten incidente ndëretnike?

A po dëshiron që t`i fryj zjarrit të nacionalizmit dhe të i jap kurajo protestuesve të VMRO-DPMNE-së ose më saktësisht paramilitarëve të Gruevskit që ende nuk kanë marr guximin të protestojnë në Tetovë?!