Reperi me famë botërore Eminem ka qenë shumë i kursyer në lëshimin e projekteve të reja viteve të fundit. Mund të përmendim këtu vetëm këngët “Big Sean” dhe “Skylar Grey”.

Por, duket se Marshall Mathers (kompania e tij menaxhuese) ka në plan rikthimin e reperit me një projekt të ri krejtësisht të papritur nga fansat.

“Përvjetori i ‘Eminem Show’ vjen së shpejti”, shkruhet në një video të publikuar në llogarinë zyrtare të Eminem në Instagram, shkruan DailyStar.

E themeluar në maj të vitit 2002, ‘The Eminem Show’ përcolli albumin e 44 vjeçarit të prodhuar nga Marshall Mathers, duke e kthyer atë në një super yll global.

Rekordi i vlerësuar në mënyrë kritike, tregoi se albumi i Eminem u shit në më shumë se 30 milionë kopje në mbarë botën, duke pushtuar tabelat në SHBA, Australi, Kanada, Gjermani dhe Britani të Madhe.

Ndërkohë nga kjo video e publikuar, shumë fansa kanë filluar menjëherë të aludojnë se për çfarë befasie bëhet fjalë, ndërkohë që shumica shpresojnë që të jetë një këngë e re ose album.

“Me të vërtetë shpresoj se është një album i ri – ai do të jetë pjesë e shumë festivaleve këtë verë, kështu që unë jam i sigurt që është album”, shkruante një nga komentuesit.

Një tjetër tha: “Ai është nga më të mëdhenjtë e muzikës së bashku me Jay Z”.