Emiratet e Bashkuara Arabe po i gëzohen misionit të parë në Mars.

Anija kozmike Hope ka arritur rreth orbitës së Marsit. Në Mars kanë dërguar anije kozmike më herët vetëm SHBA-ja, Bashkimi Sovjetik, Evropa dhe India.

Anija kozmike, që u nis nga Toka shtatë muaj më parë, është dashur të bëjë një manovër frenimi për t’u siguruar që të kapet nga graviteti i Marsit.

Shkencëtarët e Emirateve tash mund të shikojnë para të studiojnë atmosferën e planetit.