Gjatë Luftës së Dytë Botërore, familjet shqiptare strehuan rreth 200 hebrenj, duke i shpëtuar nga Holokausti.

Në muzeumin “Yad Vashem”, në Izrael i quajtur ndryshe “Autoriteti Përkujtimor i Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit” është edhe stenda e Shqipërisë. Siç shikohet në këtë foto dallohen emrat e shqiptarëve që strehuan hebrenjtë.