Si Maqedonia ashtu edhe Greqia duhet të lëshojnë pe nga pozitat e tyre, në mënyrë që të arrihet deri te zgjidhja e kontestit shumëvjeçar rreth emrit, kështu u shpreh në emisionin e mbrëmshëm “360 gradë”, zv/ kryeministrja dhe njëherit ministre e Mbrojtjes , Radmilla Shekerinska.
Në pyetjen se ku mbështetet optimizmi për zgjidhjen e emrit, derisa pala greke insiston në emër të përbërë, të pandashëm dhe të papërkthyeshëm si dhe në ndryshime kushtetuese gjë që është e papranueshme për palën maqedonase, Shekerinska me përgjigje:

“Nëse pozita greke në fund të këtij procesi është ashtu siç thoni e definoni ju, zgjidhje nuk do të ketë, por qëllimi i procesit është që të gjithë të lëvizin nga pozitat iniciuese. Prandaj përsëris, jam optimiste se në fund të këtij procesi Maqedonia mund të del si shtet i cili do të turpërohet por do të mund të lavdërohet me sjellje konstruktive evropiane dhe pozitive” – tha Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Nga ana tjetër profesori, Llazar Llazarov thotë se është normale që kërkesat e palëve të jenë të mëdha, pasi synojnë që me kërkesa maksimale të fitojnë sa më shumë. Megjithatë sipas tij “Linjat e kuqe” palët duhet t’ia zbulojnë njëra tjetrës vetëm gjatë negociatave sekrete.

“Gjithmonë negociatat udhëhiqen në mënyrë sekrete, megjithatë jo në dëm të palëve, dhe me qëllim që të mos dëmtohet procesi i negociatave. Këtë term që e propozon Kocijas me emër të pandashëm, në maqedonisht me të vërtetë është e papranueshme. Këtë e tha edhe Dimitrovi. Megjithatë ky është testim i opinionit publik dhe reagimit nga ana jonë. (1:42-1:51) Grekët janë tregtarë të mëdhenj, pra kanë kërkesa tejet të mëdha, që të bëjnë lëshime por të fitojnë sa më shumë nga ajo” – deklaroi Llazar Llazarov, Profesori i pensionuar.

Llazarovi vlerëson pozitivisht vizitën e kryediplomatit grek, Nikos Kocijas në Shkup. Ai është optimist se çështja do të rrumbullakohet deri në qershor, pasi beson në sinqeritetin e dy Qeverive për zgjidhjen e kontestit. Sipas tij, për palën maqedonase ekzistojnë më shumë propozime të pranueshme, si: “Maqedonia e Vardarit”, “Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, madje edhe propozime që aktualisht nuk janë në tavolinë të negociatave si: “Maqedonia e Lirë”, “Maqedonia e Pavarur”. Në vizitën dyditore në Shkup, Kocijas betonoi kërkesën për ndryshime kushtetuese, ndërsa homologu i tij maqedonas, Dimitrov në mënyrë decide përjashtoi një emër të përbërë të pandashëm dhe të papërkthyeshëm.