Këngëtarja e njohur Enca Haxhia vazhdon të jetë ndër emrat më mediatikë të showbizit shqiptar.

 

Së fundmi, ajo ka qenë temë e mediave për shkak të prishjes së raporteve me Noizyn, ku ky i fundit e përjashtoi nga labeli “OTR”.

Por, duket se Enca do të vazhdoj të jetë e përfolur, dhe kësaj radhe jo për projektet e reja në muzikë, por për dështimet e saj të radhës para aparatit fotografik. 

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet para pasqyrës, teksa shihet qartë që edhe këtë herë ajo ia ka “huqur” me përdorimin e photoshopit.

Në fotografi vërehet mjaft qartë se Enca ka fshehur hijen e gishtit të saj, dhe se i ka shtrembëruar hijen lapsit me të cilin po lyente buzët.