Enca Haxhia asnjëherë nuk heziton të ngacmojë imagjinatën me fotografitë që i shpërndan në rrjetet sociale.

Këngëtarja të njëjtën gjë e bën edhe në skenat e videoklipeve muzikore, porse imazhet që i shpërndan në Instagram marrin pëlqimin e fansave të saj të shumtë, shkruan portali arbresh.info

Si rrallëherë, Enca ka pozuar me një fustan të gjatë ani pse i ka theksuar sërish të pasmet seksi.

Nuse per shpi 👰🏻- ka shkruar Enca në përshkrimin e kësaj fotografie.

Kujtojmë se, Dueti me Don Xhonin ka rezultuar mjaft i suksesshëm dhe numëron mbi tre milionë shikime në YouTube katër ditë pas publikimit.