Këngëtarja, Enca Haxhia ka kohë që po mundohet të futet në tregun ndërkombëtar, por çdo herë ka dështuar.

Ajo këtë vit ka sjellë bashkëpunimin më Noizyn e që i solli sukses, madje atë nganjëherë e keni parë në disa koncerte jashtë trojeve shqiptare por si duket nuk i kanë ecur aq mirë.

Koncerti i fundit që mbajti nuk ishte edhe aq pritur nga publiku, madje ishte me shumë probleme.

Këngëtarja ka paralajmëruar që natën e parë të Vitit të Ri do të jetë në ‘Prive’ në Zvicër, ndërsa krejt papritur ajo ka njoftuar fansat që ka arritur të realizoje dëshirën e saj për të festuar më familje,duke njoftuar që nuk do të jetë në asnjë koncert për festë, shkruan IndeksOnline.

Burime të IndeksOnline mësojnë që këngëtarja ka pasur probleme më diskotekën ‘Prive’ ne Zvicër ku këta të fundit kanë vendosur ta largojnë këngëtaren nga lista e tyre, duke ia anuluar kështu koncertin. Gjithashtu mësohet se Enca edhe ka refuzuar të fotografohet dhe takohet me fansat e saj, madje ka kërkuar para për ta bërë këtë.

Por Enca si duket ka një ‘gënjeshtër’ për këtë ngjarje, e këtë e dëshmon statusi i saj në facebook.

Ditë më parë IndeksOnline është munduar të kontaktoje me këngëtaren, por ka qenë e pamundur, një nga menaxheret e saj ka thënë së i është ndaluar asaj të jep prononcim, intervista dhe të mbaje koncerte nga ‘Universal Music Group’ e kjo thuhet se ka ndodhur pasi që ajo ka nënshkruar kontratë më Universal.

Por, edhe kjo është një gënjeshtër e radhës, pasi që IndeksOnline ka kontaktuar disa nga këngëtaret e tjerë që ishin para Encës pjesë e ‘Universal Music Group’, duke mohuar këtë dhe duke e konsideruar shpifje.

Se deri ku do të arrij Enca më të tilla skandale pritet të shihet, por ajo që nuk mund ta mohojmë është që Enca ka kohë pa përdorur ‘mikun’ e saj më të mirë ‘Photoshopin’./IndeksOnline/